Kurti takoi kreun e opozitës, Lulëzim Bashën: Do të bashkëpunojmë për të mirën e qytetarëve

Tiranë | 11 Shk 2020 | 13:15 | Nga Bashkim Bekolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti nëë vazhdën e takimeve gjatë vizitës së tij në Shqipëri ka takuar edhe kreun e opozitës, Lulëzim Bashën, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit kryeministri Kurti tha se u dakorduan që të gjithë së bashku pozitë e opozitë të bashkohen dhe të punojnë për të mirën e shqiptarëve.

“Do të bashkëpunojmë, për të mirën e qytetarëve. Do të jemi në shërbim të tyre, për të ngritur mirëqenien”, kështu u shpreh kryeministri i Kosovës pas takimit me kreun e PD, Lulzim Basha.

Ndërkohë kreu i PD-së, Lulëzim Basha tha se në këtë takim siguroi kryeministrin Kurti se do të kjo parti do të vazhdojë të ketë prioritet bashkëpunimin me Kosovën.

“E sigurova se për PD dhe opozitën prioritet për bashkëpunim me Kosovën janë të qarta, ne do bëjmë gjithcka për tregti të lirë, për të ndalur shpopullimin që është produkt i korrupsionit dhe kapjes së shtetit nga krimi i organizuar. Po ashtu mbështesim procesin e njohjes së Kosovës, për vizat, për anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtare. Qytetarët e Kosovës mund të mbështeten te ne për çdo ndihmë. Sot në opozitë dhe nesër në qeverisje”, tha ai.

Kryeministri Kurti gjatë ditës përpos kryeministrit Edi Rama takoi edhe presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e Kuvendit Gramos Ruçi.


Të ngjashme