Kurti takoi Pastorin e Kishës Protestante Ungjillore, Artur Krasniqi, diskutuan mbi Projektligjin për liritë fetare

Prishtinë | 21 Maj 2024 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Pastorin e Kishës Protestante Ungjillore “Bashkësia e Popullit të Zotit”, Artur Krasniqi, bashkë dhe me përfaqësues të tjerë nga Kisha Ungjillore, Arteida Krasniqi dhe Gani Mehmetaj.

“Bashkarisht diskutuan mbi Projektligjin për liritë fetare, i cili u vlerësua pozitivisht nga përfaqësuesit e Kishës Ungjillore, teksa shprehën dhe keqardhjen që ky projektligj nuk po votohet në Kuvend. Kjo ndodh për shkak që projektligji në fjalë duhet votuar edhe nga 2/3 e përfaqësuesve të komuniteteve, si ligj i interesit vital.

Votimi i tij nënkupton rregullimin e statusit të bashkësive fetare në vend, që çon drejt gëzimit të plotë të lirisë fetare e cila garantohet me Kushtetutë e Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut si pjesë e saj. Zyra e Kryeministrit ka shtyrë përpara këtë projektligj të rëndësishëm, me qëllim mbrojtjen e të gjitha bashkësive fetare që jetojnë e veprojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme