Kurti takon Ambasadorin Hovenier, ZKM jep detaje çfarë u diskutua

Prishtinë | 15 Dhj 2023 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar sot ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier dhe Drejtoreshën për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit Amerikan, Collen Hyland, me të cilët diskutoi për marrëdhëniet në mes të dy vendeve.

“Së bashku diskutuan për marrëdhëniet e forta dypalëshe ndërmjet vendeve tona, bashkëpunimin në shumë fusha, dhe tema e çështje që na presin deri në përfundim të vitit dhe vitin që po vjen. Një prej tyre ishte çështja e procesit të konvertimit të targave, nga i cili deri më tani mbi 4200 qytetarë serbë të Kosovës kanë përfituar prej lehtësimeve financiare të Qeverisë për regjistrimin e veturave me targa RKS”, thuhet në njoftim.

Kurti poashtu ka falënderuar ambasadorin amerikan për përkrahjen ndaj Kosovës, teksa përmendi sulmin e serbëve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, sulmin në Banjskë, rrëmbimin e tre policëve dhe vrasjen e rreshterit policor Afrim Bunjaku.

Të ngjashme