Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, në ditën e tretë të fushatës zgjedhore është takuar me fermerët e komunës së Ferizajt.
Kurti u ka garantuar atyre përkrahje. Ai ka përmendur edhe qysh para 30 viteve shumica e bujqve në Kosovë janë marrë me mbjelljen e kulturës së duhanit për shkak të fabrikës së duhanit në Gjilan, e tash sipas tij kjo nuk po ndodh për shkak se shtetit nuk ka bërë sa duhet në këtë drejtim.
“Duke e ndihmuar bujqësinë përpunuese dhe agro-industrinë e ndihmon edhe bujkun që mbjell dhe në të njëjtën kohë mundëson tregun ku do të shiten ato produkte”, ka thënë Kurti.