Kurti takon filozofin slloven Mladen Dolar, njofton se diskutuan për gjeopolitikën dhe trendet në Evropë

Prishtinë | 16 Dhj 2024 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me filozofin slloven, Mladen Dolar, raporton Ekonomia Online.

Ai ka postuar një fotografi krah tij në Instagram, përmes së cilës ka thënë se me të ka diskutuar për gjeopolitikën dhe trendet në Evropë dhe botë, për filozofinë politike dhe rrethanat e zhvillimet në Kosovë, Slloveni e rajon.

“Mladen Dolar është filozof slloven, në vitet 1979/‘80 student në Paris i Deleuze, Foucault, Lacan, Jean-Claude Milner, Derrida e Barthes, që u bë ligjërues në universitete të mirënjohura evropiane e amerikane në këtë shekull. Kënaqësi të diskutojmë për gjeopolitikën dhe trendet në Evropë dhe botë, për filozofinë politike dhe rrethanat e zhvillimet në Kosovë, Slloveni e rajon. Bashkë me Slavoj Žižek dhe Alenka Zupančič, përbën triumviratin e Shkollës Psikanalitike të Lubjanës”, ka shkruar shefi i qeverisë.

Të ngjashme