Kurti takon Jonathan Powell, këshilltar për Sigurinë Kombëtare të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar

Prishtinë | 23 Jan 2026 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror, të mbajtur në Davos, Zvicër, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka takuar Jonathan Powell, këshilltar për Sigurinë Kombëtare të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Sipas komunikatës për media, gjatë takimit u diskutua për zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar, planet dhe projektet për mandatin e ardhshëm qeverisës, progresin demokratik në Kosovë dhe rritjen ekonomike, dhe çështje të sigurisë rajonale.

“Kryeministri u shpreh se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë një nga aleatët më të ngushtë të Republikës së Kosovës dhe mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme