Kurti takon Lajçakun: Marrëveshja e Ohrit të zbatohet plotësisht, pa parakushte dhe pa vonesa

Prishtinë | 28 Pri 2023 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak me të cilin kanë biseduar për situatën politike në vend dhe për takimin e radhës të nivelit të lartë që do të mbahet më 2 maj në Bruksel.

Kurti ka thënë se Marrëveshja Themelore duhet të zbatohet plotësisht dhe shpejt, pa parakushte dhe pa vonesa.

“Diskutuam takimin e ardhshëm në Bruksel dhe zgjedhjet e fundit lokale në katër komunat tona në veri me Miroslav Lajcak në Forumin e Delphit.
Marrëveshja Themelore duhet të zbatohet plotësisht dhe shpejt. Asnjë parakusht dhe pa vonesa”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti.

Të ngjashme