Kurti takon Muratin, Maqedoncin dhe komandantin e FSK-së në “Ballkonin e Hapur”

Prishtinë | 04 Sht 2024 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti sot ka bërë të ditur se në “Ballkonin e Hapur” ka pasë një mëngjes pune me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministrin e Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati.

Në një postim në Facebook, ai e ka shpërndarë edhe një fotografi, e ka treguar se për çfarë kanë biseduar.

“Diskutuam planet dhe mbështetjen e Qeverisë që asnjëherë nuk ka qenë më e madhe e më e lartë. Zhvillimi dhe fuqizimi i ushtrisë në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit është ndër prioritet tona kryesore, andaj po punojmë çdo ditë që FSK-ja të jetë sa më moderne, sa më e fortë dhe po aq profesionale”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme