Mundësia e participimit për bursa nga studentët kosovarë në Fondin Amerikan të Edukimit në Kosovë (KAEF), ka qenë tema e takimit në mes të kryeministrit Albin Kurti themeluesit të këtij Fondi, Dale Pfeiffer, raporton Ekonomia Online.
Themeluesi i fondit Amerikan të Edukimit në Kosovë (KAEF), Pfeiffer e uroi Kurtin për detyrën e re, dhe shprehi gatishmërinë për të bashkëpunuar me Qeverinë e Kosovës.
Gjatë këtij takimi Kurti dhe Pfeiffer diskutuan për mundësitë e participimit në këtë Fond nga Qeveria e Kosovës, në mënyrë që të mbështeten më shumë studentë me bursa për studime master në universitete të njohura amerikane.
Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje.
