Kurti takon shefin e OSBE-së, diskutojnë për fuqizimin e bashkëpunimit të dyanshëm

Prishtinë | 30 Gus 2024 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim gjatë ditës së premte shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, në takim u bisedua rreth fuqizimit të bashkëpunimit të dyanshëm, në iniciativa me interes të përbashkët.

“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet gjegjëse punojnë ngushtë me Zyrën e OSBE-së në Kosovë, e ku qëllim të ndërsjellë kemi forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë”.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Davenport për bisedën, bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit tonë.

Të ngjashme