Kurti takon zyrtarin e lartë të Pentagonit, theksohet thellimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

Prishtinë | 02 Gus 2025 | 23:18 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, David Baker, së bashku me ekipin e tij, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë. Takimi u fokusua në forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

Kurti vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Republikën e Kosovës dhe shprehu përkushtimin e institucioneve të vendit për thellimin e partneritetit strategjik me SHBA-në.

“Shtetet e Bashkuara janë partneri ynë kryesor në siguri dhe mbrojtje. Angazhohemi çdo ditë për një miqësi më të thellë, një aleancë më të fortë dhe bashkëpunim të qëndrueshëm në fushat me interes të përbashkët”, deklaroi Kurti pas takimit.

Në takim morën pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit

Të ngjashme