Kurti: Të dakordohen partitë për nënkryetarët, synohet shmangia e zgjedhjeve të reja

Prishtinë | 09 Sht 2026 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit, ka thënë se për përmbylljen e suksesshme të konstituimit të Kuvendit nevojitet dakordim për zgjedhjen e nënkryetarëve, raporton Ekonomia Online.

Kurti ka bërë të ditur se është në kontakt me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërsa ka thënë se i ka shkruar edhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamzës, me qëllim që të takohen dhe të arrijnë dakordim për zgjedhjen e nënkryetarëve.

“Së pari u zgjodh Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit e ligjeslaturës së 11 me këtë rast filloj konstituimi i Kuvendit që të përmbyllet me sukses të plotë duhet ti zgjedhim edhe nënkryetarët, për këtë nevojitet dakordim, unë jam në kontakt përveç se me kryetarin e LDK-së i kam shkruar edhe atij të PDK-së që të takohemi dhe në këtë mënyrë të kemi dakordim edhe për zgjedhjen e nënnëkryetarëve. Meqenëse nevojitet mbështetja e mazhorancës edhe për propozimet e tyre le të jemi pozitiv e konstruktiv dhe në këtë mënyrë të kemi Kuvend të konstituar, shpejt qeveri të formuar dhe të kalojmë te zgjedhja e presidentit, që duhet të bëhet në mënyrë që tì evitojmë zgjedhjet e reja”, ka thënë ai.

Kurti është deklaruar edhe për deklaratën e përfaqësuesit të Listës Serbe gjatë seancës, duke thënë se ajo ishte në shpërputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me betimin që kishte bërë.

“Sic e tha edhe kryetarja e posazgjedhur e Kuvendit, deklarata e përfaqësuesit të Listës Serbe ishte në shpërputhje me Kushtetutshmërinë e Republikës së Kosovës, ishte në shpërputhje me betimin që ai vet e ka bërë dhe për mua ishte e çuditshme pse ai nuk e lexoj saktësisht sic e ka deponuar me shkrim propozimin për Slavko Simiqin. Pra, propozimin me shkrim që e ka bërë kur ka kërkuar që nënkryetarë i Kuvendit nga radhët e Listës Serbe të jetë Slavko Simiq e ka shkruar në përputghje me Kushteyitën por atë cfarë e deklaroi ai ishte në shpërputhje flagrante. Nuk e di, dikush nga grupi parlamentar tha që kjo mund të jetë edhe në kuadër të euforisë së tij nga varrimi i Ratko Mlladiqit, i komandantit e gjeneralit që masakroi boshnjakët në Srebrenicë që u nderua nga shteti serb dhe nga kisha Ortodokse Serbe”, tha Kurti.

Kurti ka theksuar se në Kuvend mund të votohet vetëm propozimi i dorëzuar me shkrim, për të cilin ka thënë se është në përputhje me Kushtetutën.

“Sido që të jetë nuk mund të votohet në Kuvend të Republikës ai lloj propozimi që u deklarua, vetëm ai propozimi i cili është dërguar me shkrim është në përputhje me Kushtetutën. Por, më e rëndësishmja që është, natyrisht duhet të kemi dakordimin për nënkryetar dhe shpresoj që këtë ta arrijë me Bedri Hamzën dhe Lumir Abdixhikun”, tha ai.

Të ngjashme