Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj ka thënë se kreu i VV’së, Albin Kurti ka pasur gjithmonë njëfar tendence që të kontrollojë jetën e secilit anëtar të Vetëvendosjes.
Sipas Molliqajt, Kurti u përzihej atyre edhe me kë po rrinë e me kë po martohen.
‘’Qasja e tij ishte ndaj neve ishte si babai ndaj fëmijës. Me kë po rrin, ku po shoqëroni, me kë po martoheni dhe lidheni’’, ka thënë ish-sekretari i Vetëvendosjes.
‘’Ishte e papranuehsme për mua si botëkuptim. Por nuk mund politika të ma imponojë mua mënyrën e jetesës, apo dikujt tjetër”.
Molliqaj: Albin Kurti është tradhëtar
Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së sonte në ‘A Show’ e ka quajtur tradhtar kreun e VV-së, Albin Kurtin.
Molliqaj thotë se për interesat e tij, Kurti tradhtoi interesat e vendit dhe se një gjë të tillë nuk e ka bërë PSD.
‘’Kurti është tradhtar i qëndrimeve politike dhe asaj që ka bërë VV në tërësinë e saj. Të gjitha këto një nga një i tradhtoi. Kurse ne nuk i tradhtuam. Kurti tradhtoi politikisht edhe interesin e Kosovës dhe qëndroi besnik interesit të vetë dhe partisë’’, ka thënë Molliqaj.