Kurti thotë se edhe Veseli, Osmani dhe disa deputetë mendojnë si VV-ja për zgjedhje të reja

Prishtinë | 02 Maj 2020 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i shkarkuar, Albin Kurti, ka thënë se Partia e Kadri Veselit po mendon sikur Lëvizja Vetëvendosje që vendi të shkojë në zgjedhje të reja. Ka thënë se sikur VV e PDK mendon edhe Vjosa Osmani dhe disa deputetë të tjerë që s’duhet të ketë qeveri të re por zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Pas LVV, tash edhe PDK u shpreh për zgjedhje të reja në Kosovë. Dihet se qeverinë e re të synuar nga Presidenti nuk e përkrah as Kryeparlamentarja si dhe disa deputetë të tjerë. Ky është një argument shtesë që veçse në zgjedhje duhet të shkojmë”, ka shkruar Kurti, pas një takimi që ka pasur me zyrtarët e VV’së.


Shefi i VV’së ka propozuar që 14 qershori të shpallet si ditë e zgjedhjeve.

“Ndërkohë, masat ndaj pandemisë COVID-19 po zbuten ca. Neve si LVV do të na konvenonte e diela e 14 qershorit 2020 për zgjedhje, sepse tubimin e madh përmbyllës do ta mbanim të premten me 12 qershor, pra duke e festuar njëkohësisht 15 vjetorin e themelimit të VETËVENDOSJE!-s”, ka shkruar ai.

Të ngjashme