Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se e është koha që Bashkimi Evropian ta ndryshojë qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, raporton Ekonomia Online.
Kurti në konferencën për ”Balkan Dialogues Initiative”, kryeministri foli edhe për aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës në BE. Pas kalimit me sukses të fazës së parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, tash së fundmi, raportit pozitiv për vendin të vitit të kaluar dhe vendimit të liberalizimit të vizave pas gjithë asaj vonese.
Kryeministrit Kurti tha se që Kosova të marrë edhe pyetësorin për BE, që do të konfirmonte që Kosova meriton statusin kandidat.
Sa i përket dialogut me Serbinë, ai theksoi se jemi të përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ dhe se beson se Marrëveshja Bazike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përbën një avancim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, sepse bazohet në parime universale të barazisë së sovranëve, respektimit të integriteti territorial, pavarësisë, heqjen dorë nga kundërshtimet për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare, shkëmbimin i misioneve diplomatike me ambasadorë, njohja e simboleve shtetërore, vulave doganore, targave dhe e pasaportave.
Në fund, ai tha se reformat e brendshme në sundimin e ligjit, progresi ekonomik dhe social, liberalizimi i vizave dhe suksesi në fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, konfirmojnë se po bëjmë hapat e duhur në rrugën e duhur drejt të ardhmes Evropiane.
“Nuk ka asnjë mospajtim nëse Kosova duhet të vendosë sanksione dhe të rreshtohet me BE-në, sepse vizioni ynë është i qartë: ne rreshtohemi me kombet paqësore, demokratike në Evropë që mishërojnë lirinë, unitetin dhe solidaritetin dhe jemi në anën e luftës çlirimtare të populli ukrainas”, u shpreh ai.
“Ka ardhur koha për Bashkimin Evropian që ta ndryshojë qasjen ndaj rajonit. Fondet e BE-së duhet të ndërlidhen me vlerat evropiane. Kur bëhet fjalë për bashkëpunim rajonal, ne kemi ratifikuar tri marrëveshjet nga procesi i Berlinit. Sa i përket dialogut me Serbinë, ne jemi konstruktiv dhe kreativ në këtë proces. Ne besojmë se marrëveshja bazë e arritur është një hap i rëndësishëm”.