Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marr pjesë në tryezën e rrumbullakët me komunitetin egjiptian, organizuar me rastin e shënimit të Ditës së flamurit të këtij komuniteti, raporton Ekonomia Online.
Në këtë tryezë, ku të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, deputeti Fridon Lala dhe përfaqësues të tjerë nga komuniteti egjiptian, u diskutua për sfidat dhe mundësitë për komunitetin egjiptian në Kosovë.
Me këtë rast Kurti tha se Qeveria e tij po punon për krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë. Ai i ka falënderuar komunitetet për kontributin e dhënë.
Kurti sqaroi se kanë mbështetur 123 biznese nga komunitetet, ku 21 kanë qenë të komunitetit egjiptian. Kurse tash tha sa kanë ndarë 3 milionë euro.
“Jam këtu për të diskuara edhe për sfidat të cilat mbeten. Ju falënderoj për të gjithë kontributin e dhënë për Kosovën. Gjatë këtij vitit kisha kënaqësinë t’i takoj polic të komunitete egjiptian, studente që janë mbështetur më bursa dhe organizata e komuniteteve”.
“Kam dëgjuar prej tyre për ndikim që kanë pasur masat që i kemi marr. Kemi mbështetur 123 biznes të vogla për komunitete jo shumicë, prej të cilave 21 ishin për komunitetin egjiptian. Tani i kemi ndarë edhe 3 milionë euro për komunitete”.
“Qeveri jonë po punon për krijimin e mundësive të barabarta, për arsim e punësim. Në vjeshtë fillon regjistrim i popullsisë dhe për herë të parë për çdo shtëpi do të jetë një regjistrues që i përket atij komunitete. E di që ka përsëri sfidat, por ato do t’i përballojmë bashkë”, tha ai.
Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, pasi i uroi komunitetin egjiptian për festën, tha se është aty për të dëgjuar kërkesat e tyre.
Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se ka thënë se me fillimin e qeverisë Kurti komuniteti egjiptian është mbështetur dhe përkrahur.
Ai po ashtu përmendi edhe projektet që janë mbështetur e janë duke u realizuar, raporton EO.
“Tryeza e cila është organizuar sot për ditën memoriale të komunitetit tonë, është përtej simbolikës së zakonshme të manifestimit të ditëve festive të komuniteteve jo-shumicë është një ogur i mirë, sinjal i qartë dhe mesazh i drejtëpërdrejtë se komunitetet do të përfshihen në secilin plan, program dhe projekt qeveritar.”.
“Me fillimin e qeverisjes Kurti, komuniteti egjiptian është mbështetur dhe përkrahur dhe për këtë nuk po i referohem emërimit tim në pozitën e ministrit mirëpo fillimit të punëve në shërbim të komunitetit, ngase të qenit ministër e në veçanti ti takosh një komuniteti i cili ka nevojë për mbështetjes dhe përkrahje ta kthen secilën detyrë në mision dhe secilin vendim në vizion. Ne e njohim mirë se si ka qenë gjendja në të kaluarën dhe për këtë jemi mirënjohës partnerëve”, tha ai.
Deputeti Fridon Lala, tha se komunitete kanë gjetur gjithmonë përkrahjen e kryeministrit Kurti. Sipas tij, për këto vite qeverisje ka ndodhur shumë ndryshime.
“Për këto dy vite ka ndodhur shumë ndryshime, shumë politika në të mirë të komunat që janë evdiente dhe domosdoshmërish kanë ndikuar në përmasimin e gjendjes së përgjithshme secili ekonomike së komunitetit”.
“Për herë të parë kemi një shpërndarje apo decentralizmi të fokusit qeveritar sa i përket trajtimit të grupeve minoritare, për dallim me vitet e kaluar. U thanë shumë projekte që nuk kanë ndodhur për vitet të tëra për komunitete”, tha ai.