Kurti thotë se vazhdon beteja për drejtësi për viktimat e Reçakut, premton ndëshkim të kriminelëve serb

Reçak | 15 Jan 2025 | 12:46 | Nga Gzim Mujaj

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në akademinë përkujtimore për Masakrën e Reçakut ka thënë se ka mbaruar lufta për çlirim, por jo edhe beteja për drejtësi, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se vrasësit e civilëve në Reçak janë të lirë në Serbi.

“Varre të hapura në tokë, plagët e hapura në shpirt, arkivat e mbyllura në Beograd. Krimet e kryera gjatë luftës nuk ka qenë e thënë të ndodhin, nuk është dashur të ndodhin. Ajo që duhet të ndodh për pasoj është drejtësi, gjykimi dhe ndëshkimi i krimineleve qoftë edhe në mungesë. Në vitit 1998-99 thuhej se përfundoj beteja, por jo edhe lufta. Në raport me Serbin tash duhet të thuhet e kundërta, ka përfunduar lufta, por jo edhe beteja. Ka mbaruar lufta për çlirim, por jo edhe beteja për drejtësi”, tha Kurti.

Kryetari i komunës së Shtimes Qemajl Aliu, tha se për këtë masakër ende nuk është vendosur drejtësi për të ndëshkuar përgjegjësit e këtij krimi.

“Është ditë që ka vulosur fatin e popullit tonë. Fshati i vogël u bë dëshmi e dhimbjes më të thellë dhe sakrificës. Ishte zëri dhe guximi i ambasadorit Wiliam Walker i cili pa frikë e pa mëdyshje e quajti këtë masakër një krim kundër njerizimit, duke i paraprirë ndërhyrjes ndërkombëtare që së bashku me luftën e UÇK-së i dhanë fund dhunës dhe sollën lirinë.  Reçaku nuk është thjeshtë tragjedi është dëshmia jonë para historisë”, tha Aliu.

Të ngjashme