Në ditën e heshtjes zgjedhore, kryeministri Kurti që është edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje duket se nuk shqetësohet shumë dhe po vazhdon fushatën.
I shoqëruar nga një eskortë njerëzish dhe nga kryetari aktual i Prizrenit, Haskuka kanë lëvizur nëpër rrugë dhe lokale të qytetit duke takuar njerëz. Ai po bën gjithëcka për Haskukën, mbështetja e të cilit ka rënë javëve të fundit edhe ne sondazhe.
Madje ai nuk ka qarë kokën që eskorta e tij e policisë ta bllokojë për disa orë rrugën kryesore të qytetit të Prizrenit duke shkaktuar tollovi për qytetarët në trafik.
Në një video dërguar nga qytetarët vërehet qartë kolona e madhe e veturave.
Në fotot e shpërndara edhe nga mediat lokale dhe në rrjetet sociale, Kurti shihet në shoqërimin e Haskukës dhe deputetes boshnjake, Duda Balje.
Ndërsa zëvendësministri i Ministrit të Zhvillimit Lokal nga radhët e boshnjakëve, ka postuar foto me Kurtin dhe zyrtarë të lartë të VV-së në Prizren duke shënuar “ka filluar festa në Prizren”.
Kurti në Prizren, “për ta befasuar Duda Baljen për ditëlindje”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka qenë në qytetin e Prizrenit nën shoqërinë e deputetes, Duda Balje dhe kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskukaj.
Deputeta Balje me anë të një postimi ka thënë se se Kurti e Haskuka i bën befasi asaj për ditëlindje.
Duke e parë se sot është heshtje zgjedhore, kryeministri Kurti dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të bëjë fushatë.
Kurti së bashku me Haskukën u takuan me dhjetëra qytetarë në Prizren.
Nesër do të ketë zgjedhje lokale në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Qendrat e votimit hapën në ora 07:00.