Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se ka përfunduar tashmë, restaurimi i tri aseteve të Kishës Ortodokse Serbe, e mbrojtur nga ligji i Kosovës.
Ai potencon përmes twitter, se trajtimi i barabartë i të gjitha grupeve etnike dhe fetare në Republikën e Kosovës, është prioritet i qeverisë së drejtuar nga vet ai, transmeton klankosova.tv.
”Në partneritet me BE dhe UNDP, ne kemi arritur një rezultat të madh për trashëgiminë kulturore dhe fetare: Restaurimi i 3 aseteve të Kishës Ortodokse Serbe—të mbrojtura nga ligji i Kosovës—ka përfunduar tani. Trajtimi i barabartë i të gjitha grupeve etnike dhe fetare në Republikën e Kosovës, është prioritet i qeverisë sonë”.