Kurti tregon nëse Kosova është vend i mundshëm prej ku mund t’i dërgohen aeroplanë Ukrainës

| 10 Mar 2022 | 16:42 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka marrë ndonjë kërkesë, të nisen avionë ushtarakë për në Ukrainë, si një vend joanëtar i NATO-s, teksa ka thënë se në rast se merr këtë kërkesë, do të konsultohet me të gjitha institucionet e shtetit, raporton Ekonomia Online.

Duke u përgjigjur në pyetjen rreth kësaj teme që ka qarkulluar në media ditëve të fundit, Kurti tha se nuk ka ndonjë kërkesë të tillë ende.

“Ndonëse Kosova nuk është anëtar i NATO-s, NATO është në Kosovë. Ne dëshirojmë që të anëtarësohemi sa më shpejt që është e mundur në një situatë të tillë të jashtëzakonshme. Nuk kemi marrë një kërkesë të tillë për vendin tonë. Kur ta marrim një kërkesë, me Qeverinë e Kosovës, presidenten e vendit dhe Kuvendin, me ministrat e linjës, padyshim që do ta tajtojmë dhe do të japim në kohë rekorde përgjigjen e duhur”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë refuzuar ofertën e Polonisë për t’i dërguar disa aeroplanë MIG-29 nga epoka sovjetike drejt Ukrainës përmes një baze ushtarake amerikane në Gjermani.

Të ngjashme