Kurti tregon pesë vendimet që do t’i marr menjëherë pas zgjedhjes si kryeministër

Prishtinë | 26 Tet 2025 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Vetëvendosjes, nga foltorja e Kuvendit si mandatar për kryeministër tregoi pesë vendimet që do t’i marrë menjëherë pasi të zgjedhet kryeministër, raporton Ekonomia Online.

“Miratimi i projektligjit për buxhetin. Rritja për pensionistët 150 euro, vendimi për rritjen e shtesave. Vendimi për rritjen e pagës minimale për 500 euro. Dhe miratimi i ndryshimit të ligjit që mundëson të punësimit të veteranëve të UÇK”, tha ai.

KURTI: ASNJËRA NGA PARTITË PARLAMENTARE TË CILAVE U BËMË FTESË NUK KA PRANUAR TË HY NË MARRËVESHJE BASHKËQEVERISJE

Mandatari për kryeministër, Albin Kurti nga foltorja e Kuvendit u bëri thirrje deputetëve që kur të votojnë, të votojnë për interes publik e jo partiak, raporton Ekonomia Online.

Ai e ka quajtur të paprecedentë vonesën për me ardh deri në momentin për të votuar qeverinë, e për këtë e ka vënë fajin te partitë të cilat sipas tij edhe refuzuan marrëveshje.

“Kjo është një vonesë e paprecedentë në historinë e Republikës, ku pesë nga këta 6 muaj deputetët ishin duke pritur Gjykatën Kushtetuese. Kjo vonesë ka ndikuar në mbarëvajtjen e punëve shtetërore janë vonuar marrëveshjen ndërkombëtare, plani i rritjes me Bashkimin Evropian, proceset e reformave dhe është lënduar besueshmëria e shtetit tonë para partnerëve tanë ndërkombëtare. Në këto 6 muaj përpjekjet për ndërtimin e ndërtimin e një shumicës qeverisëse nuk dhanë rezultat përkundër tentimeve tona të disahershme dhe shteruese. Asnjëra nga partitë parlamentare të cilave u bëmë ftesë nuk ka pranuar të hy në marrëveshje bashkëqeverisje, megjithëse vota e qytetarit kësaj radhe kishte përcaktuar se duhet të kishte një koalicion qeverisë. Po të pranohej oferta jonë për bashkëpunim, sot do të kishim mundësinë të i japim vendit edhe qeverinë e koalicionit por do të kishim edhe numrat e nevojshme për te tejkaluar sfidën e zgjedhjes së presidentit. Sfidë kjo që na pret për 4 muaj. Qeveria e re propozohet për votimi si një akt i shërbimit ndaj vendit. Janë 33 agjenci që kanë mbetur pa mbikëqyrje. Përderisa nuk votohet qeveria e re, do ti zgjatet mandati qeverisë në detyre. Ftoj secilin deputet që sot kur të votoj,  të votoj jo për interes partiak por për interes publik e shtetëror”, tha ai

Të ngjashme