Kurti i quan absurde kërkesat e sindikatave, thotë se shkollat po nxjerrin analfabetë funksionalë e punëtorë krahu për Gjermani

Prishtinë | 03 Sht 2022 | 12:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është kërkesë absurde e SBAShK-ut për ndarjen e 100 eurove çdo muaj deri të procedohet Ligji i pagave.

Sipas tij, në një Kosovë me të cilën testet e PISA-s po e nxjerr 3/4 e fëmijëve si analfabetë funksionalë, “ta shantazhosh Qeverinë është papërgjegjësi absolute”.

Madje indirekt, ai ka akuzuar sindikalistët e arsimit dhe mësimëdhënësit se janë fajtorë pse njerëzit po ikin jashtë Kosovës për punë.

“Të krijosh ditë pa punë për mësimdhënësit dhe ditë pa mësim për fëmijët është përgjegjësi tejet e madhe. Nuk është veç politike e shoqërore, është historike, sepse pikërisht duke nxjerrë analfabetë funksionalë, e duke menduar veç për paga po përfundojnë njerëzit veç për asistencë sociale. Kjo reflektohet automatikisht në zhvillim ekonomik mandej. Kur ti nuk nxjerr kuadro të mira arsimore, atëherë prodhon ose njerëz për asistencë ose punëtorë krahu në Gjermani. Ne duhet ta rregullojmë sistemin arsimor”, u shpreh Kurti.

Shefi i Qeverisë deklaroi se nuk shantazhohen nga askush pasi shteti nuk krijohet nga shantazhet.

Kurti, në një konferencë për medie shtoi se Rrahman Jasharajn, s’mund të takoj meqë është rregull që të takohet me kreun e BSKPK-së, Athdhe Hykollin.

“Nëse kryetari i BSPK-së thotë se nuk jam më kryetar unë e takoj kryetarin. Si kryeministër unë e takoj kryetarin e BSPK-së. Ai është zgjedhur në një kongres të BSPK-së, të cilët më kanë ftuar edhe mua. E kam për detyrë dhe bindje që ta takoj kreun e BSPK-së. Greva është instrument legjitim sindikal, por hapi i fundit jo i pari. 50 eurot që do t’i japim për punëtorët publik nga muaji shtator për këtë vit në muajt fiskalë”.

“Kjo s’ka të bëjë me ligjin për paga që do ta sjellim në Kuvend. Kjo është për përballje me inflacionin, jo për ligjin e pagave. Kërkesa absurde e 100 eurove në arsim deri te projektligji i pagave, është bërë që të krijohet projektligji do të kemi edhe më shumë se kaq. Me një Kosovë me të cilën testet e PISA-s po na nxjerrin 3/4 e fëmijëve si analfabetë funksionalë ta shantazosh qeverinë është papërgjegjësi absolute. Ne nuk shantazhohemi”.

Ai u bëri thirrje mësimdhënësve të kthehen në shkollë të hënën tjetër, por shton se nuk mungon komunikimi i qeverisë me përfaqësuesit e sindikatave, por racionaliteti i kërkesave.

“Kam hall për këto kërkesa që bëhen në mënyrë delirante”, tha Kurti.

“Ta bojkotosh shtetin do të thotë ta bojkotosh shtetin. Kemi bërë luftë për shkollë e ta bojkotojmë atë me greva ekstremiste. Iu bëj thirrje që të hënën të jenë në shkollë dhe t’u japin mësim të vegjëlve tanë. Jemi për mësimdhënësit, por edhe për nxënësit. Unë kam takuar disa herë kreun e BSPK-së, zotëri Atdhe Hykollin me bashkëpunëtorë ndërkaq ministrat e mi kanë takuar degës sindikale të BSPK-së”.

“Nëse duan të kenë shtet, duhet të ketë ligj. Unë jam për sindikata, për sindikata të fuqishme edhe në sektorin privat jo vetëm publik. Kërkesat absurde irracionale, që më shumë janë dëshira arbitrare se sa mundësi reale, nuk mund të ecim përpara. Në përputhje me buxhetin e shtetit, krizën ekonomike ne do t’i marrim masat tona”.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/ekonomi/kurti-prezanton-pakon-e-re-do-te-ndahen-100-milione-e-subvencionohen-ata-qe-kursejne-energjine/

Të ngjashme