Kurti tregon sa është konsumi i energjisë në orët e hershme të mëngjesit

Prishtinë | 15 Mar 2022 | 13:57 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti, është përgjigjur shkurt në debatin parlamentar ku po diskutohet për çmimet.

Për çmimet nuk ka folur tash, ka thënë se do ta marrë fjalën më vonë gjatë seancës. Kurti ka folur për konsumin e energjisë.

“Unë e kuptoj që të gjitha temat janë të rëndësishme dhe jo pak të ndërlidhura por s’mundemi me një seancë t’i diskutojmë të gjitha, edhe për energjinë, konsumin, KEK-ut, KOSTT-in, KEDS-in. Ajo çfarë do të përgjigjem tash e më vonë flas prë çmimet, është për eksportimin e energjisë për muajt janar dhe shkurt. Janë tre fkatorë, që njëri prej tyre është keqkuptim”, tha Kurti.

“Faktori 1 është tranziti i energjisë, tranziti nuk është eksport. Kur Serbia i shet energji Shqipërisë, ose anasjelltas, ajo kalon nëpër Kosovë, hyn e del, por nuk sëhtë eksport. Mos e keqkuptoni”, tha Kurti.

“Faktori 2. Ujmani ka kontrata afatgjate të eksportit të energjisë, me 38 euro e shet 1 megavator, por ne i kemi gjetur ato kontrata. Ujmani eksporton sepse e ka obligim kontraktual shitjen kaq të lirë”, shtoi Kurti, transmeton Reporteri.net.

“Faktori 3. Teprica e energjisë, sidomos pas orës 3 -4 pas mesnate. Dje në mëngjes, në orën 3:00, janë shpenzuar 903 megavat. Konsumi 804 megavat. Në orën 4:00 në mëngjes 908 janë shpenzuar e konsumi ka qenë 822. Në 5:00 në mëngjes konsumi ishte 809 më vonë 844. Çka me i bë kësaj energjie?”, shtoi Kurti.

“Përderisa piku në orën 23 ngelet i pambuluar, ne kemi tepricë. Nuk kemi çka t’i bëjmë. Faktori i parë është keqkuptim, të dy tjerët janë realë”, përfundoi Kurti, derisa paralajmëroi se më vonë flet për ngritjen e çmimeve.

Të ngjashme