Lideri historik i Vetëvendosjes, Albin Kurti, gjatë prezantimin të kandidatëve për deputetë, ka thënë se me 11 qershor përpos fitores, do të festojnë edhe çlirimin e Kosovës nga lufta.
Duke injoruar rezultatet e zgjedhjeve të fundit, Kurti shprehu bindjen se kjo parti do të dalë triumfuese gjatë këtyre zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online.
Kurti akuzoi partitë në pushtet të cilat sipas tij, e përçan popullin dhe nuk punuan për të mirën e tij.
Ai ka thënë se LVV asfaltin do të zëvendësojë më prodhime vendore.
“Populli nuk të braktis pa e braktis ti atë. Kurse nëse populli jo që vetën na u ka bashkangjitur në protesta por ata kanë qenë kudo më neve madje duke na dhenë edhe qiradhënien falas”, ka thënë Kurti.
Kurti ka treguar edhe hapat që do t’i ndërmarrin pas “fitores”, duke thënë se e para që do të bëjnë është shpërbërja e AKP-së, kurse reforma e dytë është themelimi i agjencionit zhvillimor i cili sipas Kurtit i përgjigjet drejtpërdrejti kryeministrit, ndërsa drejtori i këtij agjencioni do të ketë mandat 7 vjeçar.
Reforma e tretë sipas Kurtit do të jetë themelimi i bankës zhvillimore e cila do t’i përgjigjet Kuvendit të Kosovës.
Ai ka shtuar se këto reforma do të mundësojnë një shtet zhvillimore të cilat i përgjigjen interesave shtetërore dhe qytetarëve.
Ymeri: Në listë e VV-së, njerëzit më profesionistë, të guximshëm e të ndershëm
Kryetari i Lëvizjes Vetëndosje, Visar Ymeri ka prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 11 qershorit.
Ymeri ka thënë se Vetëvendosje në këtë listë ka njerëzit më profesionistë, të guximshëm dhe të ndershëm.
“Sot jemi mbledhur që t’i prezantojmë kandidatët e LVV-së për deputetë. Ky bashkim njerëzish është bashkimi i fuqisë. Kjo listë i ka të gjitha, është listë guximi, e dijës, profesionalizmi, që e ka ndërshmërinë, besnikërinë, energjinë, mundësinë e mendjes dhe e zemrës”, ka thënë Ymeri.
Dërguti: Me Vetëvendosjen Kosova bëhet republikë parlamentare
Aida Dërguti nga Vetëvendosja ka thënë se zgjedhjet e 11 qershorit janë mundësi për të ndryshuar kahen e zhvillimeve.
“Kemi Vetëvendosjen si mundësi e ndryshimit dhe progresit. Ne kemi program qeverisës për të cilin zotohemi”, tha Dërguti, gjatë prezantimit të Albin Kurtit si kandidat të këtij subjekti për kryeministër.
“Me Vetëvendosjen Kosova bëhet republikë parlamentare”, u shpreh ish-nënkryetarja e Parlamentit.
“Me Vetëvendosjen, Kosova do ta ketë një njeri të ndershëm, të dijshëm, dhe llogaridhënës karshi kuvendit dhe qytetarëve”, ka vazhduar ajo.
“Pra, është momenti vendimtar që sot të vendosim me zemër, se sa nesër të ankohemi”, ka porositur Dërguti.