Kurti u bën thirrje serbëve të aplikojnë për punë në institucionet e Kosovës

Prishtinë | 28 Dhj 2022 | 12:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë, që të aplikojnë për vende pune në institucionet e Kosovës.

“Zbrazetine që ekziston brenda institucioneve tona të përbashkëta pas dorëheqjes kolektive, dhe kryesisht të detyruar, të disa qindra serbëve, ne nuk duam ta mbushim me shqiptarë”, tha Kurti në një konferencë për medie, teksa bëri një adresim në gjuhën serbe.

“Prandaj i ftoj të gjithë serbët nga Kosova që të aplikojnë për këto vende pune, veçanërisht serbët që nuk kanë pasur asnjë shans deri më tani”, shtoi ai.

Kurti u tha serbëve se Kosova është shteti i të gjithëve, ku të gjithë janë të mirëseardhur, pavarësisht përkatësisë fetare apo racore.

“Ne qëndrojmë për një ndarje të qartë midis fesë dhe shtetit, midis institucioneve fetare dhe institucioneve demokratike”, tha ai.

Të ngjashme