Kurti u shërben bakllava punonjësve në ndërtesën e qeverisë

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka shpërndarë bakllava të gjithë punonjësve në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, për nder të festës së Fitër Bajramit.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi në Qeverinë e Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri në detyrë, sot, ditën pas pushimit për nder të Fitër Bajramit, në fillim të orarit të punës, priti dhe i shërbeu me bakllava zyrtarët që punojnë në ndërtesën e Qeverisë. Atyre iu uroi me fat Fitër Bajramin, mbarësi dhe shëndet”, shkruan Kryeziu në Facebook.

Më 24 maj u festua Fitër Bajrami ndryshe edhe në Kosovë. Për shkak të pandemisë, xhamitë ishin të mbyllura dhe gjithashtu, nga institucionet u bë thirrje për shmangie të vizitave familjare.

https://www.facebook.com/perparim.kryeziu.779/posts/142047940752695

Të ngjashme