Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, u ka uruar të gjithë besimtarëve muajin e Ramazanit. Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka uruar besimtarët për një agjërim të lehtë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.
“Nesër besimtarët myslimanë fillojnë agjërimin për muajin e Ramazanit. Unë uroj që agjërimin ta kenë sa më të lehtë, e që të jenë sa më të lumtur me familjet e miqtë e tyre”
“Më poshtë mund të shihni një bashkëbisedim të shkurtër me njërin nga hoxhallarët e njohur të Kosovës, hoxhë Osman Musliun” ka thënë Kurti në Facebook .