Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve.
“Të gjithë të krishterëve katolikë e protestantë që ndodhen në Kosovë dhe të gjithë shqiptarëve që e festojnë këtë festë, kudo që ata ndodhen, dëshiroj t’ua uroj ditën e Pashkës”.
“Kjo festë, simbol i ripërtëritjes, sjelltë gëzim e fatbardhësi në jetët tuaja, me miq e familjarë”, ka shkruar Kurti në Facebook.