Kurti uron Krishtlindjen ortodokse: Është kohë e shpresës, mirënjohjes dhe mirësisë

Prishtinë | 07 Jan 2025 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti ka uruar besimtarët ortodoksë për Krishtlindje në gjuhën shqipe dhe atë serbe.

Kurti në urim tha se kjo festë është kohë e shpresës dhe e mirësisë.

Besimtarët ortodoksë më herët i ka uruar edhe Presidentja Vjosa Osmani.

Postimi i plotë i Kurtit:

Krishtlindja është kohë e shpresës, mirënjohjes dhe mirësisë. Në këtë ditë të veçantë i dërgoj urimet më të mira për të gjithë bashkëqytetarët tanë nga komuniteti serb të besimit ortodoks që festojnë sot.

Gëzuar Krishtlindjen! Ju dëshiroj paqe dhe gëzim.

Të ngjashme