Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Alexander Stubb-in për zgjedhjen president i shtetit të Finlandës.
Me anë të një postimi në platformën X, kreu i qeverisë kosovare shkroi se mezi pret të punojë me të për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta.
“Ju uroj një mandat të suksesshëm përpara!”, shtoi tutje Kurti në postimin e tij.
Congratulations to @alexstubb on being elected President of Finland ??. I look forward to working with you on strengthening our bilateral relations and defending our shared values. Wishing you a successful term ahead!
— Albin Kurti (@albinkurti) February 13, 2024