Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar të gjithë të dashuruarit për Shën Valentin.
Përmes një postimi me disa fotografi të shkrepura një vit më parë, Kurti tha se kjo datë e njëvjetorit të fitores së Vetëvendosjes, është një rastësi e bukur.
“Urime Shën Valentini të gjithë të dashuruarve dhe atyre që duan të bien në dashuri! Përputhja me njëvjetorin e fitores së madhe demokratike të 14 shkurtit 2021 është një rastësi e bukur”, ka shkruar kryeministri, transmeton Klankosova.tv.