Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar shqiptarët për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, raporton Ekonomia Online.
Me rastin e 28 nëntorit datë që shënon edhe ditëlindjen e komandanti legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për projektin e kompleksit memorial në Prekaz.
Kurti, i cili siç ka thënë ai do të ndërtohet një kompleks memorial i rëndësishëm ndërkombëtarisht.
“Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Në këtë vend të shenjtë që ruan gjurmët e veprës heroike të Familjes Jashari, ne kthehemi e rikthehemi që të kujtojmë çmimin e lirisë të cilën e gëzojmë sot. Nuk do të kursejmë asgjë për të ndërtuar një kompleks memorial të rëndësishëm ndërkombëtarisht, i cili do të pasqyrojë dinjitetshëm dhe me një nivel të lartë artistik, qëndresën dhe luftën e popullit për liri, pavarësi dhe bashkim, ashtu siç e meriton figura e Adem Jasharit dhe e Familjes Jashari. Gëzuar 28 Nëntori!”, ka shkruar Kurti.