Kryeministri Albin Kurti e ka uruar Ardita Sinanin për detyrën e saj të re si kryetare e Komunës së Preshevës.
Në një postim në Facebook, ai ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Komunën e Preshevës.
“Fitorja bindëse në zgjedhjet e qershorit ishte përcaktim i qartë i vullnetit të qytetarëve për komunën që duan dhe mandat i fuqishëm i Arditës për të udhëhequr e qeverisur në atë drejtim”.
“Bashkë me urimin për suksese dhe punë të mbarë në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive, shpreh gatishmërinë time dhe të qeverisë për bashkëpunim të afërt institucional në shërbim të Preshevës dhe qytetarëve atje pa dallim”, ka thënë Kurti.