Kurti uron xhudistët Kosovarë për pesë medaljet e fituara në Taranto

Prishtinë | 30 Gus 2026 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar xhudistët kosovarë për suksesin e arritur në Taranto të Italisë, ku Kosova ka fituar pesë medalje.

Kurti ka bërë të ditur se Laura Fazliu ka fituar medaljen e argjendtë, ndërsa Akil Gjakova, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi dhe Shpat Zekaj janë stolisur me medalje të bronzta.

Ai ka vlerësuar punën, sakrificën dhe përkushtimin e sportistëve, duke theksuar edhe kontributin e ekipit që prej vitesh punon për sukseset e xhudos kosovare.

“Pas këtij suksesi qëndron shumë punë, sakrificë e përkushtim i sportistëve tanë, por edhe i një ekipi të tërë që prej vitesh punon çdo ditë për ta mbajtur xhudon e Kosovës mes më të mirëve”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai ka uruar edhe kryemjeshtrin Driton Kuka, trajneren Majlinda Kelmendi dhe gjithë ekipin e xhudos.

“Xhudoja vazhdon t’i sjellë Kosovës medalje, emocione dhe krenari”, ka shkruar Kurti, duke uruar të gjithë sportistët për suksesin e arritur.

Të ngjashme