Kurti: Ushtria e Kosovës për herë të parë po kryen stërvitje të udhëhequra nga Ushtria amerikane

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosovë për herë të parë po kryen stërvitjet e përbashkëta me Ushtrinë Amerikane në territorin e saj.

Kurti përmes një postimi në Twitter, ka thënë se trupat e ushtrisë tonë po tregojnë përkushtim dhe profesionalizëm.

“Për herë të parë Kosova po kryen një stërvitje të udhëhequr nga Ushtria Amerikane në territorin e saj. Trupat tanë po tregojnë përkushtim dhe profesionalizëm në ushtrime të ndryshme si pjesë e Defender 21 në Kosovë, Kroaci dhe Shqipëri”, ka shkruar Kurti.

Edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se rruga jonë është drejt NATO-s. Ai ka thënë se Kosova dhe forcat e saj dëshmojnë fuqishëm partneritetin e ngushtë dhe të përhershëm me SHBA-të.

Image
Image

Image
Image

Të ngjashme