Kryeministri në detyrë, Albin Kurti po vazhdon takimet me partitë politike të pakicave, për t’u konsultuar me përfaqësues të tyre lidhur me formimin e qeverisë së re.
Ministri në detyrë i Zhvillimit Rural, Fikrim Damka, nga Partia turke Demokratike e Kosovës përfundoi një takim me Kurtin në qeveri.
Pas tij, deputetja boshnjake, kryetare e partisë Unionit Social Demokrat shkoi për t’u takuar me Kurtin.
Kurti një ditë më parë nisi konsultimet me pakicat për formimin e qeverisë së re, duke u takuar me zëvendëskryeministren në detyrë nga komuniteti boshnjak, kryetaren e Partisë së Re Demokratike (NDS), Emilija Rexhepi, ministrin në detyrë për Komunitete dhe Kthim dhe kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, si dhe me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe kryetarin e partisë egjiptiane Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi.