Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë sot në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë, bashkë me kryetarin e Komunës, Shpejtim Bulliqi, dhe ministrin në detyrë të Kulturës, Hajrulla Çeku.
Pas vendosjes së gurthemelit, Kryeministri Kurti do të vizitojnë punimet në Pishinën Gjysmëolimpike dhe më pas në Qendrën Multifunksionale, si pjesë e inspektimeve të projekteve infrastrukturore që po zhvillohen në Podujevë.
Sipas agjendës, ceremonia e vendosjes së gurthemelit në stadiumin “Zahir Pajaziti” mbahet në orën 11:00. Më pas, në orën 11:30, delegacioni do të zhvillojë një vizitë në punimet e Pishinës Gjysmëolimpike, ndërsa në orën 11:45 parashihet vizita në Qendrën Multifunksionale.