Kandidat për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se mjekët po bashkohen me VV-në, sepse siç tha ai, Lëvizja është ajo që do të investojë në shëndetësi.
Gjatë një takimi me specialistë të mjekësisë Kurti ka theksuar se pushtetarët e deritashëm veç kanë vjedhur paratë e barnave dhe i kanë shkatërruar spitalet.
Ai ka theksuar se rregullimi i sistemit shëndetësor do të ndodhë vetëm pas fitores së Vetëvendosjes.
“Qendrat mjekësore në Komunën e Prishtinës i kemi bërë model për Kosovën e rajonin. Aty kurrë s’mungojnë barnat apo teknologjia. Krejt ndryshe nga klinikat e kohës së shkuar, ku më shpejt e merrje një sëmundje të re se sa shëroheshe. Të njëjtën do ta bëjmë pas 11 qershorit me të gjitha klinikat e spitalet e Kosovës”, ka thënë Kurti.