Kurti: Vitin e kaluar e bëmë lidhjen e internetit në tërë territorin, kjo na rendit në mesin e 8 shteteve evropiane

Prishtinë | 27 Maj 2024 | 13:19 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e konsideron të nevojshëm dhe jetike inteligjencën artificiale në biblioteka. Me këtë rast, Kurti përmendi shtrirjen e internetit në tërë Kosovën, raporton Ekonomia Online.

Në ceremoninë e hapjes së Javës së Bibliotekës në Kosovë, kreu i ekzekutivit tha se Kosova renditet në mesin e 8 vendeve evropiane sa i përket shtrirjes së internetit në tërë vendin.

“Ekipi i saj dhe profesionalistët e saj do na tregojnë për veprimtarinë e shkëlqyeshme disa vjeçare. Qendra është dëshmi e përkushtimit për mbrojtjen e brezave të ardhshëm, e projektit për personat me aftësi të kufizuar. Një tjetër ngjarje e rëndësishme është kujtesa për Skënderbeun me koleksionin e librave të artistes britanike Patrica”, u shpreh Kurti.

“600 mijë materiale objekte digjitale, përfshirë Gazetën ‘Rilindja’, djegia dhe shkatërrimi në dorë të aksidenteve nuk ka pasur mundësi t’i mbaj këto materiale, e digjitalizimi e kalon rëndësinë që ka bërë të lehtë ruajtjen e informatave, duke siguruar që harresa të mos jetë kurrë opsion. Synimi është në arritjen e barazisë shoqërore duke ofruar qasje të barabartë për të gjithë. Vitin e kaluar e bëme me sukses lidhjen e territorit tonë me internet dhe kjo na rendit në mesin e 8 shteteve evropiane. Qeveria e ka në prioritet barazinë dhe qasjen e hapur nëpërmjet digjitalizimit, për te mirën e çdo qytetari te Kosovës për ta ndjerë Kosovën plotësisht të saj”.

Ndërkaq Blerta Ismaili anëtare e Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare përmendi rëndësinë e të pasurit bibliotekë.

“Jemi mbledhur sot për t’i shqyrtuar mundësitë në kontekstin e sotëm shoqëror, këto janë pikatim i dijes, mendjes dhe komunitetit. Derisa ne jemi mbledhur sot në Prishtinë po mbahet kampi për inteligjencën artificiale, dëgjuam nga kryeministri se tashmë kishim një ligjërate paraprake, epoka e sotme digjitale kërkon përshtatje edhe të bibliotekave por pa e zbehur rëndësinë tyre. Një bibliotekë është një institucion i gjalle, dëshmi e besimit tonë në besimin e dijes dhe fjalës së shkruar”, u shpreh ajo.

Bukurie Haliti u.d e drejtorit të Bibliotekës Kombëtare ka thënë se aktivitet kryesor këtë vit kanë temën e transformimit të bibliotekave në Kosovë.

“Java e bibliotekës në Kosovë është veprimtari e mbështetur nga ministri Kulturës, Rinisë dhe  Sportit. Aktiviteti kryesor që këtë vit ka në fokus temën e transformimit të bibliotekave në Kosovë. Hapat kanë rrjedhur pasi kemi identifikuar një numër problemesh. Biblioteka Kombëtare është përgatitur të fillojë sivjet implementimin e rrjetit në Kosovë, me sistem më të avancuar, ndërtimin e katalogut modern dhe akreditimin kombëtar të arsimit përmes programit të trajnimit”, ka thënë Haliti.

Të ngjashme