Kurti vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës, u mirëprit nga Myftiu Tërnava

Prishtinë | 31 Dhj 2024 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Në ditën e fundit të vitit 2024, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu vizitoi gjatë ditës Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), ku dhe u pritën nga Kryetari i saj, Myftiu Naim Tërnava.

Diskutuan për bashkëpunimin e afërt ndërmjet Qeverisë dhe BIK-ut, si ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë me Departamentin e Gruas në BIK, ashtu edhe në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame përmes Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe BIK-ut.

Ruajtja e trashëgimisë islame në Kosovë ka qenë prioritet i gjatë qeverisjes. Shumë xhami të Kosovës sot janë në gjendje më të mirë dhe u shërbejnë besimtarëve e vizitorëve, si rezultat i restaurimeve profesionale, në këto më pak se katër vjet. Vetëm këtë vit janë hartuar projektet e restaurimit për pesë xhami, teksa në buxhetin e viteve 2025-2027, vetëm për 6 xhami janë ndarë 4.22 milionë euro.

Kryeministri Kurti e falënderoi Myftiun Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për kontributin e tyre të çmueshëm, bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe për gatishmërinë që ai të vazhdojë e të thellohet në vitet në vijim.

Të ngjashme