Kurti vizitoi Muzeun e Muzikës dhe Kullën e Sylejman Vokshit në Gjakovë

Prishtinë | 14 Mar 2025 | 17:03 | Nga Ekonomia Online

Komuna e radhës që vizitoi sot Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ishte Gjakova. Aty vizitoi Muzeun e Muzikës dhe në Kullën e Sylejman Vokshit. Të dyja këto objekte bëjnë pjesë në projektet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kuadër të mbrojtjes së aseteve të trashëgimisë kulturore.

Monumenti i Muzeut të Muzikës pësoi dëmtime të rënda nga djegia në vitin 2023, andaj qeveria nisi punën për rikonstruksionin e objektit. Punimet nisën vitin e kaluar përmes investimit në shumën prej më shumë se 380 mijë eurove nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Punimet tashmë ndodhen në fazën përfundimtare.

Një aset tjetër i trashëgimisë kulturore në mbrojtje, Kulla e Sylejman Vokshit, gjithashtu në restaurim e sipër. Projekti ka vlerë rreth 237 mijë euro dhe ka filluar të zbatohet muajin e kaluar. Punimet priten të përfundojnë brenda një viti. Restaurimi i këtij objekti mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Të ngjashme