Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e rreshterit të vrarë Muhamed Lika: Kujtimi për të nuk do të shlyhet

Prishtinë | 05 Pri 2025 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka, vizitoi sot për ngushëllime familjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, i cili u vra të martën, më 1 prill. 

Në këtë vizitë për ngushëllime, në të cilën u mirëprit nga familjarët e të ndjerit, kryeministri Kurti vlerësoi lartë figurën e rreshterit Lika, për kontributin e tij për rendin e ligjin, paqen e sigurinë e qytetarëve dhe shtetit tonë, por edhe kontributin e dhënë në çlirimin e vendit si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të ngjashme