Kurti vizitoi punimet në Stadiumin e Qytetit në Gjakovë

Prishtinë | 14 Mar 2025 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Qëndrimin në Gjakovë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, e vazhduan me vizitën në punimet në Stadiumin e Qytetit, njoftojnë nga kryeministria.

Tutje theksohet se në prill të vitit të kaluar është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Gjakovës, përmes së cilës qeveria është zotuar që të ndajë buxhetin e nevojshëm për përfundimin e stadiumit. Për këtë qëllim, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë 9 milionë euro.

Stadiumi i përket kategorisë së IV-të dhe afati i realizimit të kontratës është 36 muaj.

Të ngjashme