Kryeministri Albin Kurti u ka uruar mirëseardhje foshnjave të sapo lindura në vitin 2025, raporton Ekonomia Online.
Kurti nga Klinika e Gjinekologjisë ku vizitoi foshnjat e sapolindura dhe nënat, uroi dhe gjithë qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri.
“Vizituam dy nënat që kanë lindur dy foshnja në këtë ndërrim motmotesh, znj.Teutë ka lindur vajzën Poemën dhe znj.Fortesa djalin Diamantin, të dy foshnjat janë të lindura me shëndet dhe i uruam jetë të gjatë bashkë me familjet tyre”,tha Kurti.