Kurti viziton fabrikën e dyerve dhe dritareve, e cila eksporton në Evropë dhe ShBA

| 07 Nën 2023 | 17:11 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar fabrikën për përpunimin e dyerve dhe dritareve, “Proplast Group” në Pejë, raporton Ekonomia Online.

Kompania në fjalë është përfituese e masës 2.1 për subvencionimin e kredive investuese, në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, dhe ka të angazhuar një punëtor përmes platformës SuperPuna.

Kryeministri Kurti veçoi se kjo kompani, që lëndën e parë e merr nga Gjermania dhe Turqia, krahas prodhimit të tyre për tregun vendor, ka një vit që po eksporton edhe në vendet e Evropës Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë këtu Gjermaninë, Zvicrën, si dhe Austrinë.

Teksa i shprehu mirënjohje pronarit të fabrikës “ProPlast”, për kontributin në zhvillimin e ekonomisë së vendit, Kryeministri Kurti u zotua që Qeveria e Republikës së Kosovës do të jetë përherë pranë tyre për t’u ndihmuar dhe mbështetur sepse paraprakisht janë ata që e ndihmojnë shoqërinë e Kosovës me punësimin e të rinjve.

“Bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin, erdhëm tek fabrika ‘ProPlast’, këtu në Pejë, tek pronari Xhevat Molliqaj dhe djali i tij Qendrim Molliqaj, të cilët ka një vit që po eksportojnë në vendet e Evropës Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Eksportojnë në Gjermani, në Zvicër, në Austri, ndërkohë që lëndën e parë e marrin nga Gjermania dhe nga Turqia. Pra merreni me mend, kemi një prodhues vendor me kompani prej 16 punëtorëve, të cilët e marrin lëndën e parë nga Gjermania, e bëjnë prodhimin e dyerve dhe dritareve në Kosovë, këtu në Pejë dhe gjithçka me standarde evropiane saqë me pas eksportohet sërish në Gjermani. Ne i falënderojmë Xhevatin dhe Qendrimin për këtë kontribut, për ekonominë e vendit dhe njëkohësisht zotohemi që do të jemi pranë tyre për t’iu ndihmuar meqenëse,  paraprakisht këta e ndihmojnë shoqërinë e Kosovës me punësimin e të rinjve”, tha Kurti.

E ministri i Finanacvae, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, tha se prodhuesve të tillë u duhet mbështetje nga Qeveria.

“Kemi ndërmarrës të zellshëm të cilëve vetëm u duhet një mbështetje nga Qeveria që të arrijë këto kapacitete prodhuese. Kemi pasur mbështetje nga masat 2.1 për subvencionim të kredive investuese dhe të bizneset vendore i mbështesim nga “Supërpuna”, u shpreh Murati.

I lumtur me subvencionimin nga Qeveria, u shpreh edhe pronari i kësaj fabrike, Xhevat Mulliqaj. Ai falënderoi Qeverinë për mbështetje.

Të ngjashme