Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar familjet e dy pjesëtarëve të “Grupit të Intelektualëve”, Salih Mëziu dhe Idriz Rrecaj, në Marinë dhe Llaushë të Skenderajt, të cilët u rrëmbyen dhe u zhdukën me dhunë nga forcat e armatosura serbe në prill të vitit 1999. Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur […]
Kurti viziton familjet e Salih Mëziut dhe Idriz Rrecajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar familjet e dy pjesëtarëve të “Grupit të Intelektualëve”, Salih Mëziu dhe Idriz Rrecaj, në Marinë dhe Llaushë të Skenderajt, të cilët u rrëmbyen dhe u zhdukën me dhunë nga forcat e armatosura serbe në prill të vitit 1999.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se mbetjet mortore të tyre janë gjetur në varrezën masive në Zubin Potok dhe janë identifikuar javë më parë përmes analizës së ADN-së.
Ai ka thënë se këto familje, sikurse edhe familja e Adem Beqirit, i cili u varros më 3 tetor, tashmë kanë marrë përgjigje për fatin e të afërmve të tyre, por ende kanë nevojë për drejtësi.
Kurti ka theksuar se dhimbja dhe ankthi vazhdojnë për familjet e më shumë se 1.500 personave që ende konsiderohen të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë. Ai ka kërkuar trysni ndërkombëtare ndaj Serbisë, duke e cilësuar atë si të domosdoshme për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë dhe për vendosjen e drejtësisë.
Postimi i plotë:



















