Kurti viziton Italinë pas një jave qëndrim në Mbretëri të Bashkuar

Prishtinë | 02 Mar 2024 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Zyra për Media e Kryeministrisë ka bërë të ditur se kryeministri Albin Kurti pas vizitës që ka realizuar në Mbretërinë e Bashkuar do të udhëtojë për në Romë të Italisë ku do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropian (PES).

Ky kongres do të jetë i përqendruar rreth zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit 2024, shkruan Gazeta Express.

“Aty, kryeministri Kurti do të takohet me kryetarë të partive simotra anëtare të PES-it, me kandidatë të rinj, si dhe me anëtarë të sotëm të grupit të Parlamentit evropianë Socialistë & Demokratë (PES)”, thuhet në njoftim.

Më 23 shkurt 2024, ZKM kishte njoftuar për udhëtimin e Kurtit drejt Mbretërisë së Bashkuar. Kjo vizitë një javore e Kurtit atje është pëmbyllur me vizitën e djeshme në Irlandë dhe takimin me kryeministrin Leo Varadkar.

Të ngjashme