Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vizituar Panairin e Librit të Vjetër, raporton Ekonomia Online.
Disa libra të vjetër dhe shtypit të kohës gjatë demonstratave të vitit ’81, në veçanti atyre që i referohen figurës së Ukshin Hotit janë të ekspozuar për disa ditë në Teatrin Kombëtarë të Kosovës.
Po ashtu, Kurti mori pjesë në bashkëbisedimin me poetin e mirënjohur Xhevdet Bajraj në Teatrin Kombëtar, me ç’rast edhe u promovuan librat e tij: “Ca kokrra rrushi nga Rahoveci”, “Kur qajnë hardhitë”, “Me zemër në qese najloni” dhe “Vrasja e Mushkonjës”.
LEXO EDHE: