Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë vizitës që i bëri Parkut Industrial në komunën e Suharekës, u njoh nga afër me punën që bën fabrika “Graniti”, e cila merret me prodhimin e stiroporit, raporton Ekonomia Online.
Nga aty, Kurti tha se zotimi i tij është që të qëndrojnë afër bizneseve të tilla.
“Ne shprehëm zotimin tonë për të qëndruar pranë këtij biznesi i cili është i rëndësishëm për ruajtjen e energjisë dhe kundërshtimit të humbjeve. Zotri Balaj i ka mbi më shumë se 100 punëtorë që asnjëri nuk e ka humb punën e as nuk iu ka vonuar pagat”, tha ai.
Ndërsa, pronari i fabrikës, “Graniti”, tha se ka 20 vite që merren me prodhimin e stiropollit.
“Ne jemi një ndërmarrje prodhuese, merremi që 20 viteve me këtë prodhimtari. Kemi pasur në muajin mars dhe prill, ndërsa në muajin maj ka filluar normalisht”, tha ai.