Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka vizituar postën në lagjen ku banon, ku ka kryer pagesen e energjisë elektrike.
Kurti me këtë rast ka falenderuar punojnësit për punë e tyre të palodhëshme edh egjatë kësaj periudhe të pandemisë.
Njoftimi i plotë:
“Sot, në Postën afër lagjes sime, bëra pagesën e energjisë elektrike dhe i falënderova të gjithë këta punonjës për punën e tyre.
Në Postën e Kosovës mund të bëhen pagesat e faturave të energjisë elektrike, ujit, mbeturinat e kësti i tatimit në pronë. Posta punon çdo ditë të javës, pra edhe në fundjavë e gjatë festave zyrtare, deri në ora 22:30. Kjo është bërë që të përshtatet me lëvizjen e qytetarëve sipas shifrës së parafundit të numrit personal të kartës së identitetit’.